Sunday, July 21, 2024

A e dini pse gjeli këndon çdo mëngjes?

- Advertisement -
- Advertisement -

Askush nuk e dinte me saktësi pse gjeli ia thotë këngët që kur zbardh dita. Ky ishte objekti i studimit të Universitetit të Nagoya të Japonisë, të cilët avancuan në një eksperiment të mirëfilltë për të zbuluar sekrete e zgjimit herët në mëngjes të gjelit.

Kështu, ata mund të gjenin përgjigje rreth pyetjeve: Si e kupton gjeli që agimi po afron? E kupton atë nga muzgu, apo njeh shumë mirë orën?Kështu shkencëtarët vendosën në një dhomë gjela ku dritat ishin të dobëta për 24 orë.

- Advertisement -

Të gjithë gjelat dhe “kikirikuuuu” që ata lëshonin u regjistruan për një muaj rresht, me aparatura të posaçme dhe specifike.

Në fund, analizimi i të dhënave të grumbulluara tregoi se edhe kur nuk ekzistojnë ndikime të jashtme që tregojnë ardhjen e agimit, gjelat vazhduan të njëjtin avaz pak para agimit siç më parë.

Përfundimi është se kikiriku-t i binden ritmit të ashtuquajtur circadian, një cikël prej 24 orëve që dikton orën biologjike në tru për të sinkronizuar funksionet fiziologjike si në ciklin ditë-natë.

- Advertisement -

Por gjatë rrjedhës së ditëve, kishte një çrregullim të vogël, shumë të lehtë për gjelat, tregues ky që ora biologjike bazohet edhe në faktorë të jashtëm për të mbajtur ritmin e duhur.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura