7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

6 futbolliste shqiptare mbeten pa ndjenja në fushë, trajneri tregon çka ndodhi dhe gjendjen e tyre

Rekomandime

Pas ngjarjes në Kamzë, ku disa vajza të ekipit të Bilisht-Sport, përfunduan në spital pas një gjende të fikëti, trajneri i skuadrës juglindore, Thanas Gjata ka treguar gjendjen e lojtareve të tij.

- Advertisement -

Për “Panorama Sport”, tekniku Gjata ka treguar që vajzat tani janë në gjendje të mirë dhe ndodhen rrugës për në shtëpi, pasi fillimisht u shtruan në spital. “Sot në ndeshjen me skuadrën e Partizanit tre vajza nuk janë ndjerë mirë, patën gjendje të fikëti, jo helmim.

Na u gjendën afër drejtuesit e Partizanit dhe delegati. Vajzat shkuan te spitali Amerikan, bën një serum dhe jemi rrugës për në shtëpi. Gjendja e tyre është e mirë, por prindërit u trembën pak sepse lajmet ishin shumë alarmante.”, tha Gjata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit