1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

6 shtetet që është pothuasje e pamundur të pushtohen

Rekomandime

Janë disa vende në botë, thënë më mirë shtete, shumë të fuqishme dhe pothuajse të pamunudura për t’u pushtuar.

- Advertisement -

Këto janë disa nga shtetet që sipas analizave të fundit ushtarake janë vështirë të pushtueshme duke marrë në konsideratë relievin malor dhe pozitën gjeografike specifike në të cilën ndodhen.’

Më poshtë ju sjellim gjashtë nga to:l;

1. Zvicra

- Advertisement -

E rrethuar nga një varg malesh, kjo karakterisitikë e ka ndihmuar Zvicrën për vite me radhë që t’i shpëtojë pushtimeve.

Pika e fortifikuar ndërkombëtare është një plan për mbrojtje i përshtatur nga shekulli i 19 që është përdorur për të ndaluar një pushtim të mundshëm. Ky plan fortifikimi i ka shërbyer rajonit të Alpeve për t’i shpëtuar një kërcënimi nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton “The Independent”.

- Advertisement -

Ushtria zvicerane ka lidhur të gjithë malet dhe infrastrukturën me eksplosivë, siç janë rrugët dhe urat, për të hedhur në erë në rast të ndonjë pushtimi, kështu që vendi pushtues do të duhet të humbasë kohë dhe energji në gjetjen e rrugëve të duhura për të gjetur një shteg hyrjeje.

Përveç kësaj, shumë tenele, bunkera dhe kalaja janë ndërtuar brenda maleve që e bën më të fortë mbrojtjen e divizionit ushtarak.

Gjithashtu shteti zviceran ka në gatishmëri një personel lufte prej 150, 000 ushtarëve, që do të thotë se nëse vendi pushtohet, 4, 000, 000 qytetarë janë të gatshëm t’i shërbejnë ushtrisë, ndërsa 3, 000, 000 të tjerë janë të aftë për të hyrë në luftë.

2. SHBA

Sigurisht, superfuqia ushtarake globale do të ishte në këtë listë. A mund ta imagjinoni, qoftë edhe për një moment, se nuk do të ishin? Nëse të gjithë filmat nuk janë të mjaftueshëm për t’ju bindur se SHBA janë çmendur për ushtrinë e tyre, atëherë merrni parasysh këto fakte. SHBA ka buxhetin më të lartë ushtarak në botë.

Shtetet e Bashkuara janë plot me qytetarë të çmendur posedues të armëve, kështu që edhe nëse arrini të përmbysni qeverinë, do të kishit shumë probleme për të kontrolluar njerëzit. Shtetet e Bashkuara kanë baza ushtarake në të gjithë botën, kështu që “kujdesi” për vetë vendin nuk do t’ju pengonte as të kujdeseni për tërë ushtrinë e tyre.

Dhe, së fundmi, ata kanë në dispozicion gati 4,000 raketa bërthamore.

3. Rusia

Siç e ka vërtetuar historia, Rusia është një vend i vështirë për t’u pushtuar. Si një territor i madh e bën të vështirë pushtimin – duke konsideruar gjithë ajo logjistikë që nevojitet për një aksion gjigand.

Duke marrë parasysh edhe klimën e ashpër që e mbizotëron vendin, me dimra të ftohtë dhe të gjatë. Dhe të mos harrohet, toka e përfshirë me male, pyje të mëdha, moçale të mëdha dhe shumë lumenj.

Asnjë ushtri nuk është aq e madhe sa për ta kontrolluar gjithë këtë territor.

4. Zelanda e Re

Ky shtet është pothuajse 1, 000 milje afër tokës së madhe të Australisë, e cila ndodhet shumë larg kontinentit të Azisë apo ndonjë vendi tjetër.

Australia do të ishte një kandidat më i mundshëm për pushtim, por klima e ashpër që mbizotëron në vend e bën të pamundur një gjë të tillë.

5. Korea e Veriut

Koreja e Veriut është ‘fëmija i çmendur’ në zonën tuaj që duket disi i dobët, por asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëjnë nëse i afroheni në mënyrë të gabuar. Sigurisht, është e ditur se ata kanë një ushtri të madhe (1.2 milion ushtarë!).

Por çështja kryesore është se ata kanë armë bërthamore dhe një gisht të fortë dhe të padurueshëm.

6. Irani
Irani ka mbi 500,000 ushtarë aktivë dhe personel ushtarak. Kjo është një nga ushtritë më të mëdha në botë! Jo vetëm kaq, por i gjithë vendi është i mbuluar me male dhe shkretëtira, që do të thotë se opsionet tuaja për të pushtuar nga toka janë të kufizuara.

Pika juaj e vetme e qasjes do të jetë përmes ajrit, por ata e kanë menduar atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit