12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Alarmohet Rusia: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po armatosin Kosovën

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të jenë shteti më besnik dhe aleati më i fuqishëm i Kosovës, kjo tregon qysh nga ndihma për çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia e deri tek shtet formimi.

Së fundi, SHBA po përkujdeset për transformimin e FSK në ushtri me kapacitete të larta dhe të përgatiturë si një ushtri moderne.

- Advertisement -

Armatim dhe gjëra moderne e të fuqishme po sillen nga Amerika në Prishtinë, krejt kjo që ushtria e Kosovës të bëhet një ushtri që nesër të jetë pjesë e NATO’së.

E kjo ka ngjallur reagime te rusët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexei Zaitsev tha se ky vend po përcjell shqetësim informacionin për shpërndarjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake amerikane tek autoritetet në Prishtinë.

“Shtetet e Bashkuara po vepronin në mënyrë të hapur, në dëm të përpjekjeve ndërkombëtare që synojnë sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe për këtë arsye nuk pajtohen me militarizimin e Republikës së vetëshpallur të Kosovës”, ka thënë Zaitsev.

- Advertisement -

“Ideja e Washingtonit është të ndihmojë shqiptarët e Kosovës të formojnë ushtrinë e tyre, por që kjo shkel rëndë pikat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, që parashikon çmontimin e çdo formacioni të militarizuar të shqiptarëve të Kosovës, duke lejuar praninë e një kontingjenti ekskluzivisht paqeruajtës ndërkombëtar në krahinë”,ka thënë Zaitsev për Tanjug, transmeton Gazeta Metro.

Ky zyrtarë duke folur në emër të shtetit të Rusisë, ka bërë thirrje që SHBA të ndalon furnizimin me armatim ndaj FSK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit