Diaspora po kontribon në shitjen e çebapave dhe red bullave në Kosovë

0
119

Nga Viktor Buzhala

Diaspora pritet të vijë sivjet me të madhe në Kosovë. Fakt që harxhojnë pare të madhe tek ne. Por, pèr çfarë kontribojnë dhe pse nuk po ua shohim hajrin thuajse aspak pareve të tyne?

Paret e diaspores tonë kryesisht shpenzohen në çebapa, suxhuk, red bulla. Një pjesë tjetër pët furnizim me ushqime, kryesosht coca cola e suxhuk për ti mbushur frigoriferët. Pjesa e mbetur po harxhohet për blerje banesash apo ndërtim shtëpishë.

Pra, gati 1 miliard euro në vit dhe krejt kalital i vdekur. Harxhues. Asnjê pare nuk mbetë këtu në qarkullim. Krejt avullohen ose shndërrohen në beton të fjetur.

Pa ia nisë diaspora me investu në biznese, në pare që multimlikohen dhe qëndrojnë këtu, ndikimi ka me qenë zero. Pra, vetëm sa me e mbajtë gjallë këtë ekonomi buzë gremine.

Strategjia do të duhej të ishte e gatshme. Me të ardhur diaspora, të kishte pika pritëse me ftesa pëe investime e me lehtësira qysh në aeroport dhe në secilën pikë tjetër kufitare. Mbi 1 miaiard euro jane tepër që të na avullohen edhe këtë vit. S’kemi kohë asnjë minutë nëse duam të ecim përpara.