7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Valon Syla: Gani Geci krejt Kosova e di kush je, veç s’guxojnë me të thënë publikisht

Rekomandime

Një shoqëri ruhet prej Gani Gecit, e i bëjnë muhabet, sepse i tuten duke mos dashtë me hi telasheve, nga tuta që i vranë. Sepse Gani Geci i ka dy vrajse që mbetet i dyshuar i përhershëm… Mantilli i Karrigave të LDK’së dhe dhunës në politikë që krejt ja lëshojnē rrugën… me paska akuzuar se qenkam Jugoslloven dhe Serb. Nuk jam, siç nuk jam as vrasës. Nuk besoj ne dhune. E ti je njeri i dhunes, edhe ndaj shqiptareve, partiake e politike.

- Advertisement -

Unë jam Valon A. SYLA. Jam djali i Agim Sylës inxhinier i pensionuar në KEK, dhe Nip i Abdyl Sylës tregtar i industrisë së duhanit, jam Gërgur, muhaxher në Drenicë. Prishtinali prej 1933. Dajtë e mi janë Blakaj të Istogut, përkatësisht nip i Rexhë Murat Blakaj, i shkarkuar nga detyra nga Rankoviqi, por jam kosovar pro shqiptar, që e sheh interesin nacional përmbi Laushë e feud.

Gani Geci, me Perandori Turke e keni pasë mbiemrin Bajraktari, me Kraljevinë të Serbisë Vojvoda, tri regjime, tri mbiemra i keni lonë në histori, sipas nevojës politike. Tash po doni me lon mbiemer të ri. Mirë shumë. Edhe keni drejtë. Por skeni drejtë me lincu e me rrejt ndaj meje.

Krejt Kosova e din kush je. Vec s’po guxojnë me të thënë publikisht.

- Advertisement -

Po të ishte ky vend normal, Gani Geci do të duhej të ishte në burg. Une i kam 41 vjet, baravatna qe 21 vjet me çiftin e Gani Gecit.

Koha juve po perendon. Ju jeni feudal lokal… bashibuzuk… që shqiptarinë se shihni jashta katunit dhe fisit. Jeni primitiv. Pa shku çifti jot, Kosova nuk sheh dritë e as zhvillim.

- Advertisement -

Besimi im është ma i madh, se tuta, se Lausha se bajraktarizmi.Po e shoh që disa media ende po të mbeshtesin me deklaratat e rrejshme kundër meje… por vrasësit vec në kronikë të zezē mundesh me i lexu në media normale, e kursesi, si panelista nëpër debate, gati se çdo javë.

Gani Geci, kjo është e vërteta. Tuten e sta thojnë. Qe po ta them une publikisht.

Të fala nga Valon A. Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit