10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reagon Çun Lajçi: Për çka marshuat dje, kundër kujt dolët – kundër Amerikës që ishte pro Gjykatës Speciale, apo kundër Hashimit?

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, është deklaruar për marshin e ditës së djeshme në Prishtinë.

- Advertisement -

Lajçi thotë se, kurrë më shuëm se dje nuk ishin shqiptarët bashkë, por pyet se a e fituan drejtësinë ata që janë prapa grilave?

Përmes një postimi në facebook, Lajçi kujton deklaratat e politikanëve që thoshin se ‘kush nuk e voton Gjykatën është tradhtar’, ndërsa ‘kush nuk marshon për çlirimtarët sot është tradhtarë’.

Aktori shton se mashtruan atëherë dhe mashtruan përsëri edhe sot.

- Advertisement -

“Kallxoni; – për çka marrshuet? Kundër kujt dolet n’shesh?

Kundër Amerikës që ishte pro gjykatës!

- Advertisement -

Kundër Hashimit që thoshte; – ai që asht kundër gjykatës, asht tradhëtar i këtij vendi!

A po dolet t’ia bani qejfin Memlit, që t’udhëtoi n’Hagë e t’iu hyjë n’hatër komandantëve!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Kurrë ma shumë se dje, bashkë s’kemi qenë!

Por, a e fituen drejtësinë ata që janë prapa grilave?

Ata, të cilët me votat tona i çuem n’birucë, a e fituen drejtësinë me brohoritjet tona? Me pankartat tona!

– Kush s’e voton gjykatën asht tradhëtar i këtij vendi, thoshin çlirimtarët atëherë!

– Kush nuk marrshon për çlirimtarët sot, janë tradhëtarët e popullit, brohoritet tash e nji muej e ma shumë!

Mashtronin atëherë, mashtruet sot!

Populli që pret t’mendojnë të tjerët për te, leht manipulohet!

A iu treguet fëmijëve (t’paktën dje, ju që i moret me vete), se me votat tueja çlirimtarët u dërguen prapa grilave!

A ju treguet pse e votuet gjykatën dje dhe pse sot po protestoni!

Çka shpërlatë dje me pankarta e brohoritje “Liria ka emën”? – fajin tuej të djeshëm? Ndërgjegjën tuej për votimin e gabuem?

Kallxoni; – për çka marrshuet? Kundër kujt dolet n’shesh?

Kundër Amerikës që ishte pro gjykatës!

Kundër Hashimit që thoshte; – ai që asht kundër gjykatës, asht tradhëtar i këtij vendi!

A po dolet t’ia bani qejfin Memlit, që t’udhëtoi n’Hagë e t’iu hyjë n’hatër komandantëve!

A s’iu tha kush se dje mund t’iu keni ba ma shumë dam çlirimtarëve?

Qysh protestohet pa e ditë epilogun? Pa u shpallë faji i tyne!

Pse e zgjoni dyshimin n’pafajsinë? Pse i bani fajtor pa fillua gjykimi?

Dhe

Pse nuk protestuet n’pjesën e okupueme t’Mitrovicës e ti tregoni Evropës se këtu janë kriminelët e t’pafajshmit janë në Hagë!

I vetmi popull jemi që qullavemi për inatin e diellit. Përcëllohemi n’rreze për inatin e shiut! Thahemi e lagemi në të njejtën kohë, pa e ditë pse përcëllohemi e pse qullavemi!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit