18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Listë Shqipëtare për zgjedhjet në komunat serbe

Rekomandime

Shkruan Dr Gani Asllani

- Advertisement -

Tani që Kryetarja e Shtetit ka shpallur daten e mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendorë në Republikën e Kosovës, del si përparësi jetike bashkimi i faktorit politik Shqipëtar në komunat me shumicë serbe.

Dihet se qështja e “Bashkësisë së Komunave Serbe” është një ndër temat më nevralxhike të bisedimeve në Bruksel.

Aty, Serbia po përpiqet ti paraqes këto treva të Shtetit të Kosovës si etnikisht të pastra me serb e rrjedhimisht të marr të drejten e qeverisjes mbi to dhe për to.

- Advertisement -

Serbia për këtë qellim ka krijuar “Listen Serbe”, një instrument politik që në Kuvendin e Shtetit të Kosovës mbledh po thuaj se të gjitha votat e serbëve, ndërsa nëpër komuna interesat lokale krijojnë ndonjë ndarje grupesh politike.

147 partitë serbe që garuan për zgjedhjet e Kuvendit të Serbisë lanë me një anë interesat e ngushta dhe në Kosovë u bashkuan në një subjekt politik që mbron Serbinë dhe interesat e sajë në Kosovë.

- Advertisement -

Tani që fatet e atdheut po varen shum nga bashkimi i mendjes dhe zemrës, është jetike që partitë Shqipëtare të dalin me një listë të përbashkët në komunat me shumicë serbe.

Kjo sepse një përfaqësim sa më i denjë i popullatës Shqipëtare në këto kuvende komunale do ta forconte ndjeshëm poziten e Shtetit të Kosovës përpara Beogradit në fazen përmbyllëse të bisedimeve në Bruksel.

Për shembull, pasur parasysh numrin e madh të Shqipëtarëve në Artanë numri i këshilltarëve Shqipëtare në kuvendin komunal të kësaj komune mund të jet nese jo më i madhi atëher së paku i barabart me ata serb! Mund të ndodh që edhe kryetari i komunës aty të zgjidhet Shqipëtar nese faktorët politik Shqipëtare të Kosovës dalin me një kandidat dhe një listë të përbashkët për këshilltar komunal.

Gjithashtu, rrezultat shum bindës në kuvendet e ardhshme komunale lista e përbashkët Shqiipëtare mund të arrij edhe në Kllokot, Graçanicë, Shtërpce e më vendimtarja në Mitrovicën e Veriut ku popullata Shqiipëtare është e ndjeshme por përqarja e partive Shqipëtare që nxjerrin nga 5-6 lista në zgjedhje imtëson përfaqësimin e tyre deri në numër simbolik e mospërfillës.

Kurse është veqmas jetike që në Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok Shqipëtaret të përfaqësohen me një listë të përbashkët ashtu që të zgjedhurit e tyre në këto komuna të mbrojnë identitetin kombëtarë Shqipëtarë shum të rrezikuar në këto treva. Të tregojnë praninë e popullatës Shqipëtare atje në bisedimet e Brukselit, dhe çfar është më e rëndësishmja, që Shqipëtaret të faktorizohen si grup politik në komunat respektive për të mbrojtur asimilimin e tyre që po i kercënon çdo dit.

Shih për këtë, pjekuria e partive Shqipëtare në Kosovë është e domosdoshme për të lënë me një anë mëritë foshnjarake, grindjet pa fund dhe interesat e ngushta, e të krijojnë Listen Shqiipëtare për të konkuruar në komunat me shumicë serbe.

Thirrni arsyes, vlersoni momentin kritik ku jan bisedimet e Brukselit, vëreni këmbënguljen ndërkombëtare në favor për “Bashkësinë e Komunave Serbe” dhe së paku një her mendoni në të mirë të atdheut .

Keni komuna Shqipëtare mjaft për tu grindur mes vehte gjatë zgjedhjeve. Është momenti kritik të veprohet me mënquri./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit