10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Politikanët po blejnë nga 3-4 banesa sepse s’kanë ku mi lanë paret

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Më tepër se gjysma e politikanêve nê Kosovë doli që kanë nga 3-4 banesa në pronësi. Ata i blejnê banesat pasi s’dinë ku me i lanë paret. Pjesa më e madhe e atyre pareve janë pa djersë dhe futja e tyre në sistem bankarx pra pastrimi i tyre është i vështirë. Në këto rrethana, ose duhet investuar, ose ble patundshmëri.

E banesa me shumicë blen në Kosovë secili individ që ka pare po s’di ti investojë ato. S’ka kapacitet.

Pra, ata politikanë që blejnë disa banesa, pos që shumica nga ta janë të korruptuar, janë edhe të patru. Atyre nuk duhet lënë në dorë fati juaj, pasi s’dinë të kapitalizojnë asgjë. Thjeshtë, dinë ti ruajnë paret duke i shndërruar në blloka e beton.

- Advertisement -

Në këtë mënyrë ata stë zhvillojnë, por të nguIfatin në vend.

Është shumë e lehtë të diktohet sistemi korruptiv i tyre.

- Advertisement -

Me rrogë 1500 euro në Kosovë është e pamundur të mbash familjen, të kesh jetë të mirë dhe ti blesh 4 banesa.

Kjo, pasi gjërat elementare tek ne kushtojnë edhe më shtrenjtë se në Zvicër a Gjermani. Po u hulumtuan shpenzimet mujore të tyre, del diskrepanca e madhe.

Nëse janë aq të sofistikuar sa ti fshehin shpenzimet, le të vijnë të më pyesin mua dhe nja 10 veta tjerë. Mezi e kam be një banesë, me kredi të madhe madje, pasi e tillë êshtë jeta për ne që e kemi vendosë mos me vjedhë dhe nuk besojna në hajni.

Le ta pyesin edhe Glauk Konjufcën, i cili me 3000 euro pagë kishte vetëm një banesë dhe 50 mijë euro kredi.

Vetingu duhet të fillojë nga aty, pra nga blerjet jashtë normales, nga njerëz me të ardhura të ulëta që kanë patundshmêri të mëdha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit