13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ja si qortohej si fëmijë koloneli i paqeruajtësve të Srebrenicës nga Mlladiq dhe banda e tij

Rekomandime

Pamje të kolonel Thom Karremans duke u qortuar si një nxënës shkolle nga krlmineli i Iuftës Mlladiç për guximin të qëllonte mbi banditët e Mlladiq kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale teksa po kujtohet përvjetori i 26-të i gjenocidit në Srebrenicë.

Koloneli Thom Karremans ishte udhëheqës i trupave paqeruajtëse holandeze në “zonën e sigurtë” të Srebrenicës.

- Advertisement -

Në videon shihet se si Mlladiq i kërkon llogari atij se pse mbrojti me armë zonën në kohën kur serbët po hynin qytet. Ushtarët holandezë kishin bërë një qëndresë të dobët ndaj trupave pushtuese, kjo edhe për faktin se ishin shumë më pak në numër ndërkohë që kishin kërkuar sulme ajrore nga NATO por ato nuk kishin ardhur.

Në video Mlladiq e pyet Karremansin se pse trupat e tij kishin qëlluar dhe kush e dha urdhrin që kjo të ndodhte. Karremans mundohej të arsyetohej se nuk ishte ai që kishte dhënë urdhër po në fakt ishte dikush i komandës jashtë Bosnjës.

Zona enklavë u pushtua nga ushtarët e serbëve më 11 korrik 1995 në një shkelje flagrante të rezolutës së Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -

Qytetarët boshnjakë ishin nisur drejt vendit ku qëndronin forcat paqeruajtëse me shpresën për të shpëtuar. Por, përkundër që gjenerali Ratko Mlladiq u premtoi se do të evakuohen, mbi 8 mijë burra dhe djemë të rinj u masakruan dhe u varrosën në zonat përreth.

Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në këtë qytet. /Gazeta Express/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit