1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

60 mijë euro gjoba/ Këto janë partitë që u gjobitën nga PZAP-ja

Rekomandime

Vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 14 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë prej 13 mijë e 500 euro.

Këto gjoba erdhën si pasojë e thyerjes së heshtjes zgjedhore me 13 nëntor si dhe shkeljeve në ditën e votimit.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it, Mulë Desku.

“Në këtë shumë të gjobave është e përfshirë shuma prej 13,500.00 euro, për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën me 13.11.2021 dhe për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të mbajtura me 14 nëntor 2021”, tha Desku për Front Online.

Listës së dënimeve gjatë gjithë procesit zgjedhor i prinë Lëvizja Vetëvendosje me gjobë 16 mijë e 400 euro, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 15 mijë e 800, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 mijë euro.

- Advertisement -

1.Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 15,000.00 euro,
2.Lëvizja Vetëvendosje – LVV = 16,400.00 euro,
3.Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 15,800.00 euro,
4.Srpska Lista = 8,100.00 euro,
5.Partia Liberale Egjiptiane – PLE = 300.00 euro,
6.Iniciativa Qytetare për Obiliqin = 1,250.00 euro,
7.Lista e Pavarur-Bekim Jashari = 1,800.00 euro,
8.Organizata Balli Kombëtar Demokrat-OBKD = 300.00 euro.
9.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës –AAK = 300.00 euro”.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri në përfundim, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 59 mijë e 250 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit