10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiqi ka frikë nga sanksionet për serbët në Bosnjë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i frikësuar nga mundësia se mbi Bosnjë-Hercegovinën dhe liderët e saj politikë mund të vihen sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Vuçiqi, duke komentuar situatën në Bosnjë, ku anëtari i Presidencës 3-anëtarëshe Milorad Dodik, po punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit, ka thënë se sanksionet nuk janë të mira për askënd dhe se pasojat do t’i ndiejë gjithë rajoni.

- Advertisement -

Perëndimi ka kërcënuar me sanksione Bosnjën dhe Dodikun, nëse vazhdon nismat për themelimin e ushtrisë së Republika Srpskas e të ngjashme.

“Nuk janë të mirëseardhura as për Bosnjën e as për Serbinë. Kam frikë të madhe nga kjo. Edhe pse nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë, në një mënyrë i ndiejmë edhe ne. Cili investitor do të vijë në Bosnjë nëse do të ketë sanksione ndaj Dodikut apo kujtdo tjetër”, ka thënë Vuçiqi, “Ne duhet të ulemi e të bisedojmë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit