10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

60 vjeçari që vdiq sot në Pejë nga Covid-19 punonte në “Birra Peja”

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme një 60-vjecaer nga Peja ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar për Express, drejtori për shëndetësi në komunën e Pejës, Petrit Loci.

- Advertisement -

“Mund të ju konfirmoj se një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur si pasojë e koronavirusit. “Ka disa ditë që është duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, tha Loci.

E personi që vdiq nga Covid-19 sot në Pejë është Adnan Gashi, 60 vjeçar i cili është zyrtar i lartë në kompaninë “Birra Peja”.

Gashi ishte infektuar nga COVID-19 ditë më parë, dhe po trajtohej intensivisht në Klinikën Infektive në QKUK.

- Advertisement -

Për vdekjen e Gashit, bëri të ditur edhe vajza e tij përmes një njoftimi mortor.

”Sot na u shua drita e syve, një yll u rrëzua nga qielli. Shpejtë ike ?! Shpresuam shumë që përsëri do na e kthesh lumturinë, shpresuam që do të vazhdojmë harmoninë tonë. Ishim, jemi dhe do t ‘krenohemi gjithmonë për fjalët dhe veprat e tua, babi! Vështirë të shkruaj për ty, shkove por nuk u ktheve më”, përfundon reagimin Orinda Gashi.

- Advertisement -

Më 11 gusht, betejën me COVID-19 e humbi edhe drejtori i ”Birra Peja”, Ernest Jusufi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit