1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

61-vjeçari nga Gjakova dyshohet se piu viagra dhe ndërroi jetë në motel gjatë aktit me një 21-vjeçare

Rekomandime

Një 61-vjeçar është gjetur i pa shenja jete pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës.

61vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, që po dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje.

- Advertisement -

Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës.

21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar Policinë.

Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

- Advertisement -

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë vi.agra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vd.ekjes”.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Hetim i vd.ekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vd.ekjen. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit