-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

7 kapitenë nga FSK-ja certifikohen në Shqipëri

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se shtatë kapitenë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar në Kursin themelor të oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar të sapo diplomuarit duke thënë se ky është një edhe një sukses i radhës përkrah vëllezërve e motrave, ushtarakë të Shqipërisë.

- Advertisement -

“Në mesin e 30 kapitenëve kursantë, u certifikuan me sukses të lartë edhe shtatë kapitenë nga Forca e Sigurisë të Kosovës. Urime të diplomuarve e suksese në detyra e karrierë në të ardhmen. Së bashku jemi gjithmonë më të forte”, shkruan Mehaj.

Kursi themelor i oficerit të Shtabit në Akademinë e FASH, kishte për qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e oficerit në pozicione të ndryshme të shtabeve të njësive brenda forcave si dhe në kuadër të shtabe të task-forcave shumëkombëshe të strukturave të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit