Një shtatë vjeçare nga Anglia, i ka dërguar kompanisë Google një letër duke i kërkuar një vend pune,
Ajo tani ka pranuar një letër nga vetë shefi ekzekutiv i kësaj kompanie gjigante. Vogëlushja, Chloe Bridgewater, i dërgoi një letër Google dhe u tregoi atyre për shkathtësitë në kompjuter.
Ajo kishte treguar në letër se sa mirë dinte të përdorte kompjuterin, që dinte drejtshkrim dhe që ishte shumë e zonja me lojërat kompjuterike. Bridgewater, madje për t’i bindur ata kishte shkruar edhe referencë.
“Mësuesit dhe prindërit e mi më thonë që jam shumë e mirë në mësime. Babai im më thotë që nëse do i kem notat e mira atëherë do të mund të punësohem në të ardhmen në Google”.
Letrës së saj iu është përgjigjur hiç më pak se drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai.
“Nëse vazhdoni të mësoni shumë dhe t’i ndiqni ëndrrat e juaja, ju mund të realizoni çfarëdo që keni imagjinuar – nga puna në Google e deri notimi në Lojërat Olimpike”