4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

70 persona të karantinuar në konvikte po agjërojnë

Rekomandime

Pandemia e virusit korona nuk e ka ndalë Ramazanin. Madje, dhjetëra qytetarë të cilët janë të karantinuar në konviktet e studentëve po e mbajnë agjërimin. Për shkak të ramazanit, menza e studentëve shpërndarjen e shujtave e ka riorganizuar. Menza e studentëve ndryshime në orar dhe organizim për shkak të muajit të Ramazanit

- Advertisement -

Janë bërë 7 ditë prej kur ka nisur muaji i Ramazanit.

E ani pse po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve janë duke agjëruar.

Të gjithë këtyre shtetasve kosovarë, që janë kthyer nga vendet jashtë vendit e po qëndrojnë në izolim, iu dërgohet ushqimi në dhomat e tyre në orarin e iftarit dhe të syfyrit.

- Advertisement -

Tashmë këtu në Menzën e studentëve ka nisur përgatitja e ushqimit për ndërrimin e pasdites, pra për vaktin e iftarit gjithcka pritet të jetë gati.

Drejtori i Menzës së Studentëve, Fahri Osmani pohon se kanë pësuar ndryshime në organizim për shkak të muajit të Ramazanit.

- Advertisement -

Osmani thotë se kanë pranuar edhe një vendim nga ana e Qeverisë me të cilin kërkohet shtimi i produkteve ushqimore në meny gjatë këtyre ditëve të Ramazanit.

Jo vetëm personat që qëndrojnë në konviktet e studentëve në kryeqytet po agjërojnë.

Mes 40 punëtorëve vetëm të menzës, shumë prej tyre po agjërojnë këto ditë, gjatë kohës kur ata përgatisin ushqimin për të tjerët.

Ndërkohë, ditët në vijim pritet të shtohet numri i personave që karantinohen në Qendrën e Studentëve. Një fluturim që kthen shtetas kosovarë nga SHBA pritet të realizohet këto ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit