Kadrijaj i reagon ashpër Vitisë dhe Haxhiut: Po merreni me trafikime testesh dhe njerëzish, do të publikoj materiale tjera me “diagnoza”

0
82
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ashpër Ministritit në Detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ministres në Detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Kadrijaj në shkrimin e saj thekson se në ditët në vijim do vazhdoj të botoj edhe materiale tjera me “diagnoza” pasi janë bërë favore për familjarët dhe bashkëpartiakët tuaj që mos të karantinohen.

“Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!” shkruan Kadrijaj në Facebook.

Postimi i plotë:Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë

Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri!Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar “Diagnozat” e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me “diagnoza”:vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemrae-maila
mesazhe personale që keni dërguar në:Qendrën e StudentëveQendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporësdhe krejt këto me një qëllim: sesi t’u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!

S’e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë.

Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.

Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj!

(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)Prokuroria duhet urgjentisht t’i kryen detyrat e veta.Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!

Për këtë jam betuar si Mjeke!
Për këtë jam betuar si Deputate!