8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

71 raste të reja me COVID-19, rritet frikshëm numri i të vdekurve në 24 orët e fundit

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me coronavirus, ndërsa 163 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

- Advertisement -

Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së rreth gjendjes me COVID, bëhet e ditur se kanë humbur jetën edhe 7 pacientë të infektuar, shkruan Reporteri.net.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

163 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit