8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

77-vjeçarja nga Podujeva arrestohet për armëmbajtje pa leje

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar tetë persona në Podujevë, të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhëresa të gjykatës. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 77-vjeçare.

- Advertisement -

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se e moshuara është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

“Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për armëmbajtje pa leje)”, thuhet në njoftim.

Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës./Gazeta Express

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia në Podujevë arreston tetë persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

- Advertisement -

Gjatë kësaj jave nga njësitet policore të Podujevës, në 8 (tetë) aksione të ndara, janë arrestuar 8 persona për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar 8 persona me urdhëresa të gjykatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit