9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“8 mijë ushtarë amerikanë në Shqipëri”, çfarë paralajmëroi ministrja e Mbrotjes për vitin e ardhshëm

Rekomandime

Ministrja Olta Xhaçka bëri të ditur gjatë prezantimit të projektbuxhetit për mbrojtjen në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, se vitin tjetër, në Shqipëri do të organizohet një nga stërvitjet më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë.

- Advertisement -

Stërvitja “Defender-2021”, një stërvitje dypalëshe me SHBA, do të sjellë në vendin tonë 8 mijë trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte te Forcave tona te Armatosura.

Sa i përket buxhetit, Xhaçka u shpreh se ai për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 1.5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Në shifra konkretë, sipas saj, buxheti do të jetë 2.7 miliardë lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020.

- Advertisement -

Olta Xhaçka: “Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen do të jetë 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, ne po i përmbahemi angazhimit tonë. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020.

- Advertisement -

Buxheti mbështet shpenzimet për personelin, arsimimin, modernizimin, operacionet brenda e jashtë vendit. Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit.

Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë.

Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender – 2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri. 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe reparte të Forcave të Armatosura”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit