1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

8 parashikimet e Hillary Clinton për presidencën Trump, që dolën të vërteta

Rekomandime

Më 20 janar, Donald Trump do të largohet nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë. Pas kaosit të shkaktuar nga përkrahësit e tij në Kapitol, popullariteti i Donald Trump ka rënë sidomos gjatë ngjarjeve të dy javëve të fundit.

- Advertisement -

Sipas një artikulli të Independent, Hillary Clinton, gjatë fushatës zgjedhore 2016 nuk kishte frikë të tregonte se sa e tmerrshme do të ishte presidenca e tij, dhe pikërisht Independent ka krahasuar atë që Hillary Clinton ka thënë 4 vite më parë me atë që ka ndodhur sot:

Trump nuk do të deklaroi taksat

Clinton pretendoi se Trump do të refuzonte të deklaronte taksat, duke thënë “ai nuk do të paguajë asnjë taksë federale”.

- Advertisement -

Trump kishte deklaruar në atë kohë se ky ishte një veprim inteligjent nga ana e tij. Në shtator të vitit 2020, Neë York Times raportoi në një artikull të gjatë që se Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në vitet 2016 dhe 2017.

Në fakt, i njëjti artikull deklaroi se për 11 nga 18 vitet e mëparshme ai nuk kishte paguar taksa.

- Advertisement -

2Reputacioni i SHBA’së do të bie

Sipas një raporti, SHBA’të kanë përjetuar “rënien më të madhe të besimit global” që nga viti 2016.

Në fakt, pesë muaj pasi Trump mori detyrën, një sondazh i Peë Research Center tregoi një rënie ndjeshme të Trump, krahasuar me paraardhësin e tij, Barack Obama.

Më konkretisht, një sondazh i 40,447 njerëzve në 37 vende zbuloi se vetëm 22% besonin Trump ndërsa 64% besonin Obamën. Për më tepër, 75% e përshkruan atë si “arrogant”, 65% si “jo-tolerant” dhe 62% si “të rrezikshëm”.

Hetimi përfundoi në kohën kur Trump mori detyrën. Duhet të theksohet se në një sondazh të ngjashëm, vlerësimi për miratimin e Trump si President i SHBA-së në 2017 u rrit nga 22% në 29% në 2020.

Probabiliteti i një konflikti ushtarak

Në vitin 2016, Hillary Clinton tha: “Nuk është e vështirë të imagjinohet që Donald Trump po çon vendin drejt një luftë. Donald Trump nuk di asgjë në lidhje me Iranin dhe programin e tij bërthamor.

Në nëntor 2020, Donald Trump urdhëroi një sulm ajror kundër iranianit Qassem Suleimani. Menjëherë pas atentatit, Khamenei premtoi “hakmarrje mizore” për ekzekutimin e Suleimanit. Përgjigja e Trump përmes Tëitter ishte: “Irani kurrë nuk ka fituar një luftë”.

Meksika nuk do të paguajë për murin që Trump po planifikon

Hillary Clinton në vitin 2016 kishte theksuar se “Meksika nuk do të paguajë për murin ndarës mes dy vendeve ”.

Nëse ky mur do të ndërtohet ndonjëherë, mund të jeni të sigurt se taksapaguesit amerikanë do të jenë ata që do të paguajnë edhe jo Meksika. Deri më tani, të dy ish-presidentët dhe presidenti aktual i Meksikës kanë refuzuar kategorish të financojnë për murin ndarës.

Vlerësohet se qeveria amerikane ka shpenzuar më shumë se 11 miliard dollarë për koston e ndërtimit të murit.

Tensionet racore do të rriten

Në vitin 2016, Hillary Clinton foli për tensionet racore nëse Trump do të bëhej president. Në vitin 2017, një gazetar e pyeti Trump. “Sa të shqetësuar jeni për marrëdhëniet racore në Amerikë?” “A mendoni se gjërat janë përkeqësuar që kur keni marrë detyrën?”

“Unë mendoj se marrëdhëniet midis racave janë përmirësuar ose janë të njëjta ,” u përgjigj presidenti i SHBA’së në largim.

Sipas të dhënave nga Qendra Kërkimore Peë, gjatë dy viteve të presidencës së Donald Trump, 56% e amerikanëve thanë se marrëdhëniet racore ishin përkeqësuar. Ky numër është edhe më i lartë midis njerëzve me ngjyrë (73%), hispanikëve (69%) dhe aziatikëve (65%).

Komunitetit LGBTQ + nuk do të gëzojë të drejta sipas Trump

Hillary Clinton, gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve për një komunitet LGBTQ +, paralajmëroi që anëtarët e komunitetit duhet të jenë vigjilentë rreth asaj çfarë është arrirë për ata. “Ne kurrë nuk mund të jemi në gjendje të mbështetemi në këtë administratë rreth çështjeve të LGBT,” shtoi ajo.

Në fillim të këtij viti, Presidenti i Fushatës për të Drejtat e Njeriut, Alfonso David, iu përgjigj pretendimeve të Trump se ai kishte ndërmarrë “hapa të mëdhenj” për komunitetin LGBTQ +.

Që kur Trump mori detyrën, ai ka kundërshtuar ligjin e barazisë dhe ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për komunitetin e LGBTQ + që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Ai madje bëri shaka se Pence donte të “varte” të gjithë anëtarët e LGBTQ +.

Ulja e taksave të miliarderëve

“Plani i Trump ishte të shkurtonte taksat e miliarderëve.” Trump gjithmonë kujdeset për veten dhe njerëzit si ai, “tha Hillary Clinton në 2016.

Sipas BBC, Donald Trump u mundësoi miliarderëve uljen më të madhe të taksave.

Ekonomistët si Berkeley, Emanuel Sazes dhe Gabriel Zuckman thanë se uljet e taksave prej 1.5 miliard dollarë të Donald Trump ndihmuan miliarderët të paguanin më pak se klasa punëtore për herë të parë në histori.

Me pak fjalë, 400 familjet më të pasura në SHBA paguan një normë mesatare të taksës reale prej 23% në 2018, ndërsa më pak se gjysma e familjeve amerikane paguanin 24.2%.

Ulja e taksave vlen vetëm për taksat e korporatave – jo taksat individuale.

Nëse ai humbet, ai do të pretendojë se zgjedhjet ishin të manipuluara

Gjatë debatit të fundit presidencial në 2016, Hillary Clinton theksoi se Donald Trump ka një zakon që kur rezultati nuk është në favor të tij, thekson se ka pasur manipulime dhe mashtrime.

Në atë kohë, Trump kishte filluar të pretendonte se nëse Hillary Clinton do të fitonte, ai do të refuzonte një tranzicion paqësor, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit