12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Drejtori i SHSKUK-së: Në tri klinika të QKUK-së nuk ka më vend për pacientë me COVID-19

Rekomandime

Në tri klinika të QKUK-së nuk ka më vend për pacientë me COVID-19.

- Advertisement -

Kështu bëri të ditur drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin, i cili tha se tani në Klinikën janë duke u trajtuar mbi 90 pacientë, ndërsa 40 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike.

Ndërsa, sot Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga nesër Të gjithë pacientët me koronaviurs do të trajtohen në intensivën e improvizuar në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK.

Kjo ka ndodhur pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

- Advertisement -

Kosova sot ka shënuar edhe 47 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin total të të infektuarve në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit