-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

82-vjeçari, personi i parë që merr vaksinën Oxford-AstraZeneca

Rekomandime

Një 82-vjeçar është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca që kur u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

Brian Pinker, një pacient në spitalin Churchill në dializë për sëmundjen e veshkave, ishte i pari që mori dozën e parë të vaksinës në orën 7:30 me orën lokale të hënën në mëngjes.Menaxheri i mirëmbajtjes, në pension tha se mezi priste të kalonte përvjetorin e tij të 48-të të martesës me gruan e tij, Shirley në shkurt.

Personi i dytë që mori vaksinën ishte Trevor Cowlett, një mësues muzike 88-vjeçar, ndërsa i treti ishte profesor Andrew Pollard, një pediatër që punonte në Spitalet e Universitetit të Oksfordit.

Rreth 53,000 doza të Universitetit të Oksfordit fillimisht po shpërndahen në gjashtë spitale në Oksford, Sussex, Lancashire, Warwickshire dhe dy në Londër.Pjesa më e madhe e furnizimeve do të dërgohen në më shumë se 700 shërbime dhe shtëpi kujdesi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit