Në stadiumin “Fadil Vokrri” ishin prezent rreth 1 mijë tifozë anglezë, që kishin ardhur për të përcjellur ndeshjen Kosovë – Angli.
Në një video që ka siguruar Indeksonline, dëgjohen tifozët e Anglisë duke kënduar në kor “Serbët janë bastardë kudo që shkojnë”.
Tifozët e “tre luanëvë” edhe para ndeshjes kishin bërë thirrje ofendueze kundër Serbisë.
Ndryshe, të gjithë ata kanë lavdëruar mikpritjen e kosovarëve duke mbetur të mahnitur.
Kosova humbi ndeshjen 0-4, megjithatë në gjithë botën u përqua një imazh i jashtëzakonshëm për vendin tonë.