17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Komenti epik i tifozit anglez: A mund të më birësojë dikush nga Kosova, ju lutem

Rekomandime

Tifozët anglezë që erdhën për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli, këtu gjetën pritje si në asnjë vend tjetër, por edhe të tjerët që e përcjellin futbollin, i vlerësuan shumë kosovarët për këtë gjest. E siç duket njëri prej tyre po kërkon që dikush nga Kosova ta birësojë,

Mediat më të njohura botërore, këto ditë Kosovën e patën në ballinat kryesore.


Thuajse çdo artikull shkruante për mikpritjen që tifozët dhe lojtarët anglezë gjetën këtu, ndërkaq në secilin theksohej arsyeja pse kosovarët e duan kaq shumë Anglinë, duke marrë parasysh ndihmën që u dha gjatë luftës.
E njëri siç duket po e do aq shumë Kosovën, sa që me sarkazëm po kërkon dikë nga këtu që të birësojë atë.

- Advertisement -

“Ju lutem a mund dikush nga Kosova të më birësojë. Jetë të gjatë Kosovës”, ka shkruar ai,

Kujtojmë se Kosova dhe Anglia dje kanë zhvilluar ndeshje në kuadër të Euro 2020, ku anglezët fituan me rezultat 4 me 0.

Me këtë rast, Anglia është kualifikuar e para në grup, ndërsa Kosova ka mbetur e treta, pas Çekisë. Sidoqoftë, Përfaqësuesja jonë ka edhe një mundësi t’a realizojë ëndrrën e saj, kjo përmes Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit