1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

‘Fajtorë për humbjen e zgjedhjeve’ – Fatmir Sejdiu kërkon dorëheqjen e tre personave nga LDK

Rekomandime

Për ish-kryetarin e LDK-së, Fatmir Sejdiu, mosarritja për të dalur në vend të parë, të partisë që ai e ka udhëhequr, fajtorë janë tre persona.

- Advertisement -

Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Muharrem Svarqa, duhet dhënë dorëheqje nga postet që aktualisht i posedojnë brenda LDK-së, ka thënë Sejdiu në Debat Plus.

“I pari që përgjigjet është lidershipi, Isa Mustafa dhe lidhet me mandatin e tij, ai ka dhënë deklarata për fitoren dhe garancën për fitoren dhe ai ka ndërtu strukturën e LDK-së në garë. Edhe LDK duhet ta mbajë mend këtë punë. Përgjigjësi kanë edhe kanditatër për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, po ashtu zbritje në komuna. Ka zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme. Mendoj që ata që kanë humb, duhet të jepin dorëheqje”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka akuzuar disa zyrtarë të LDK-së, që siç tha ai vazhdimisht kanë bërë fushatë kundër tij, përcjellë Gazeta Blic.

- Advertisement -

Sejdiu ka kujtuar kohën, kur në vitin 2010, Isa Mustafa, i ishte betuar në kokë të fëmijëve të tij, se nuk ka synim që të bëhet kryetar i LDK-së.

“E kam thirr tri herë në kabinetin tim për të biseduar për fjalët që mund të kem ambicie dhe është betu në kokën e tij”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Fushatë ka pas kundër meje, nga njerëzit që ai ka moblizu, një strukturë e gjerë, por edhe jashtë LDK-së, orkestrim me njerëz të paguar, dhe kanë ëa gërmazin para selisë së LDK-së. Iu them që ka qenë një pjesë e faktorit ndërkombëtar që e kanë mbështet Mustafën, për shkak të qëndrimeve që nuk i ndryshoi, për gjashtë pikëshin”, ka thënë ndër të tjera, ish-presidenti Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit