9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

U shpall tankisti kampion në garë, rusi VRlTET në Iuftën e vërtetë në Ukrainë

Rekomandime

Një ushtar rus i cili kishte fituar titullin kampion si tankisti më i mirë në një kompeticion, mësohet të jetë eleminuar në Ukrainë, pasi u dërgua në Iuftën e vërtetë.

25-vjeçari Bato Basanov, nga Buryatia, ishte pjesë e një skuadre tankistësh që vitin e kaluar fitoi “lojërat ushtarake” duke marrë dekorata dhe vlerësime nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov.

- Advertisement -

Por kur u dërgua në Ukrainë për të marrë pjesë në atë që Moska e quan “operacion special ushtarak”, Basanov mbeti i eleminuar. Sipas medias ruse “Volya Media”, ai është i fundit nga disa dhjetëra burra nga krahina e tij, që ndodhet rreth 5000 kilometra në lindje të Moskës, të cilët mbesin viktimë e Iuftës së Vladimir Putin.

Gjatë lojërave ushtarake të vitit të kaluar, ai u dallua pasi goditi të gjithë objektivat e tij me tank, ndërsa lëvizjte me një shpejtësi 80 km/h.

Sipas raportimeve, Basanov është eleminuar disa javë më parë, por vetëm të premten familja mundi të kryente ceremoninë mortore në vendlindjen e tij.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit