-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Daci paralajmëron Kurtin të jetë i kujdesshëm: Kryeministri nuk guxon të shkojë askund pa mbrojtje

Rekomandime

Ish-kryeparlamentari Nexhat Daci ka thënë se është zhgënjyer me Albin Kurtin, pak ditë pasi i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kurti tregoi moskujdes kur pësoi aksident në Shqipëri pak ditë pasi i fitoi zgjedhjet me Vetëvendosjen në Kosovë.

Sipas Dacit, një kryeministër i ri “nuk guxon të shkojë askund, edhe po të dojë vetë, pa mbrojtje 24-orëshe”.

“Zgjedhjet e kanë treguar, ai është anëtari më i mirë i mundshëm, por e kam edhe një zhgënjim në fillim të tij, një zhgënjim të madh sepse aksidenti që ka ngjarë me veturën e tij, sa e di unë në një udhëtim, tregon që nuk ka përvojë në atë strukturë politike se si mbrohet kryeministri i vendit dhe unë besoj që ka shumë vullnete në Ballkan, që në atë aksident apo ndonjë aksident tjetër ta pësojë kryeministri. Duhet të jetë shumë i kujdesshëm”, ka thënë Daci në Rubikon të KTV-së.

- Advertisement -

“Derisa nuk kujdeset shteti, sepse pa qenë kryeministër nuk mund të kujdeset shteti aq sa duhet, partia e tij dhe ai vetë nuk guxojnë të sillen papërgjegjshëm ndaj sigurisë së tij. Ka tepër shumë njerëz në Ballkan që do të dëshironin më së paku që të lëndohet e të mos jetë i aftë”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Dacit, kryeministri i ri nuk guxon të jetë pa mbrojtje në Ballkan “pasi Ballkani gjithmonë ishte një vend që i ka pasur kuzhinat më të përlyera”.

- Advertisement -

Ai e ka quajtur resurs jashtëzakonisht të madh kombëtar Vetëvendosjen.

“Gjithmonë kam thënë se është një resurs jashtëzakonisht i madh kombëtar, VV-ja, sepse është e shkolluar dhe nuk ka pasur kohë të korruptohet dhe i duhet Kosovës por tani pritshmëritë e mia nuk janë të kënaqshme sepse u zgjat shumë procesi”, ka deklaruar më tej Daci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit