Udhëtimi i zakonshëm i punës, iu bë i frikshëm.
Ortopedja Vjollca Islami u sulmua nga qentë mëngjesin e së enjtes, derisa po shkonte në punë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Brenda hapësirave spitalore, kafshët endacake iu turrën, duke i shkaktuar lëndime trupore e psikike, njofton Klan Kosova.
- Advertisement -
Mjekja thotë se megjithatë, ia arriti që të mbrohet disi, duke i shpëtuar më të keqes.