“Dramë e vërtetë”, gati dy muaj pas zgjedhjeve vijnë edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora

0
179
Ilustrim

Afro dy muaj pas zgjedhjeve në fahun postar nr 6 të KQZ-së kanë ardhur edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.

Këto pako me fletëvotime të cilat kanë ardhur gati dy muaj me vonesë, Vetëvendosje po kërkon numërimin e tyre, shkruan Indeksonline

Përmes një ankese të dorëzuar në PZAP, Vetëvendosje ka kërkuar të urdhërojë PZAP-in t’i numëroj këto vota, përkundër që kanë ardhur jashtë çdo afati të mundshëm ligjorë.