15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Rrezik për sulm” për festat e Nëntorit, flasin nga Policia e Kosovës

Rekomandime

Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të institucioneve ndëkombëtare të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

Gazeta e ka siguruar emaili-n që ju është dërguar punëtorëve të OSBE-së në Kosovë.

- Advertisement -

Por, Policia e Kosovës thotë për Express se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net.

Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia.

- Advertisement -

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit