0.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Francezët e zënë ngushtë Vucicin: Nëse jo shkëmbimi, çfarë është për ty kompromisi?

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk e heq prej goje kompromisin e kritikat për kosovarët që nuk e duan. I pyetur se pasi nuk bëhet fjalë më për shkëmbim territoresh çfarë kompromisi do të pranonte, nuk deshi të tregonte.

- Advertisement -

Gazeta ditore franceze Le Figaro e pyeti edhe për takimin e fundit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e organizoi Presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e konferencës në Paris, dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje ai përsëriti fjalët se nuk është optimist.

“Ne kemi provuar të gjejmë një zgjidhje kompromisi, por pala prishtinase nuk mundohej aspak, pasi dëshiron që të pëlqehet nga opinioni i tyre publik. Duan që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, e në këmbim të mos fitoj asgjë” tha ai.

Ai ishte i qartë se ideja ‘përkufizimit’, përkatësisht shkëmbimit të territorit nuk është më aktuale, e kur u pyet se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai tha se momentalisht kë si pyetje nuk shtrohet.

- Advertisement -

“Prishtina ka vendosur të vendosur taksa 100 % në prodhime serbe që të na detyronte të pranojmë pavarësinë e Kosovën pa kushte. Kjo nuk është sjellje civilizuese. Nëse përgjegjësit në Kosovë mendojnë se shantazhi i tyre i vazhdueshëm mund të sjellë rezultate, mashtrohen”.

Vucic vazhdoi me ankesat e tij duke thënë se që nga lufta me NATO’n, Serbia gjendet në defensivë konstante, paralelisht me atë që Shqiptarët imazhin e tyre të mirë, të cilin e krijoi propaganda e NATO’s, e shfrytëzuan për të arritur synimet e tyre.

- Advertisement -

Vucic foli edhe për marrëdhëniet me ish republikat ish Jugosllavisë si Sllovenia e Kroacia. Ai shtoi se Serbia nuk ka probleme me Slloveninë, ata kanë me kroatët por jo e me ne. Ai shtoi se shikuar nga pikëpamja strategjike Serbia nuk kanë mosmarrëveshje dhe dëshiron të i përmirësoj marrëdhëniet me Kroacinë.

Sa i përket Bosnje e Hercegovinës ishte i prerë në përgjigjen e tij kur u pyet se i intereson që Republika Serbe të i bashkëngjitej Serbisë: Serbia investon shumë tek Republika Serbe “por e pranon integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe pikë”.

Ai shtoi se Serbia përpiqet të jetë partner sa më konstruktiv i Bosnje e Hercegovinës, siç bën edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jam falënderues ndaj kryeministrit shqiptar Rama dhe atij nga Maqedonia e veriut Zoran Zaev për atë se së bashku me mua nisën projektin që shumë e quajnë mini-shengen, e që parasheh qarkullim të lirë mes shteteve tona”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit