13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rritja e rasteve me COVID, ministrja Nagavci tregon nëse mund të ndërpritet mësimi

Rekomandime

Task-forca për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në MASHTI, sot ka dalë me disa rekomandime, me theks të veçantë në respektimin me përpikëri të masave anti-COVID-19 nga të gjithë akterët e përfshirë në sistemin edukativ-arsimor, sipas udhëzimeve të IKSHPK dhe në përputhje me gjendjen epidemiologjike në vend.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e IKSHPK-së, gjatë takimit, kanë ritheksuar nevojën e vaksinimit dhe respektimit rigoroz të masave parandaluese kundër pandemisë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik dhe të sigurohet mbarëvajtja e mësimit.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se ndërprerja e mësimit nuk duhet të përsëritet dhe se në këtë drejtim duhet të respektohen masat mbrojtëse.

“Që nga shfaqja e COVID-19, fëmijët kanë përjetuar një fëmijëri dramatikisht të ndryshme që do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre.

- Advertisement -

Kanë humbur orët mësimore, janë përballur me stres e presion të jashtëzakonshëm, ndarjen nga shokët, shoqet e mësuesit/et, dhe janë ballafaquar me mungesën e rutinës ditore.

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe Kosova po vazhdon një vit tjetër shkollor në kushte të COVID-19. Ndërprerja e mësimit s’duhet të përsëritet.

- Advertisement -

Ky brez nuk mund të përballojë më ndërprerje në arsimin e tyre, prandaj ne duhet t’i mbajmë shkollat hapur.

Nga kjo varet e tashmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e brezit të ri”, shkruan Nagavci në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit