5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Babai i 18-vjeçares tha se nëna e Krivaqes ia mbyllte dosjet atij, policia deklarohet për këto pretendime

Rekomandime

Babai i Marigona Osmanit ka thënë se nëna e Dardan Krivaqës ka punuar në polici dhe ia ka mbyllur dosjet të birit. Policia e Kosovës u është përgjigjur këtyre akuzave.

Vr.asja e 18-vjeçares Marigona Osmani ka tronditur të gjithë. E reja u v.ra mizorisht pas dy ditësh dh.unë sistematike, fizike e psikike. Në paraburgim po qëndrojnë dy të dyshuarit e këtij KRlMl, ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

- Advertisement -

Të dyshuarit ishin të njohur për policinë dhe prokurorinë edhe para vr.asjes së vajsës, kjo për shkak të dosjeve të trasha që i kishin në polici.

Pak ditë pasi varrosi vajzën, babai i 18-vjeçares tha se Dardan Krivaqës i punonte nëna në polici dhe sipas tij, e njëjta ia mbyllte dosjet. Kështu u shpreh ai në një intervistë për Top Channel, kur u pyet nëse familja e dinte se partneri i vajzës kishte probleme me ligjin.

“Ne asgjë nuk kemi ditur, në policinë e Ferizajt 136 dosje edhe del prokurori thotë i kam veç 10, ku janë 126, policia i ka mbyll se mama e tij ka qenë në shërbim në polici”, është deklaruar ai.

- Advertisement -

Por, Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nëna e Krivaqës nuk ka qenë dhe nuk është punësuar në Polici.

“Sa i përket nënës së të dyshuarit Dardan Krivaqa, ajo as s’ka qenë, as nuk është e punësuar në Policinë e Kosovës”, tha Veseli për Gazetën Express.

- Advertisement -

Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Dardan Krivaqa ka 136 raste penale, Gjykata Themelore në Ferizaj, doli më një komunikatë për media në të cilën u tha se Krivaqa sipas regjistrit elektronik të lëndëve të Gjykatës, ka të evidentuara gjithsej dhjetë lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, “ndërsa vetëm një është i papërfunduar”.

Arbër Sejdiu, i arrestuar bashkë me Dardan Krivaqën nën dyshimet për vr.asjen e vajzës, ka thënë se e ndjera kishte bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellur. Deklaratën e tij, ditë më parë, e ka cituar për Gazetën Express avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

Avokati Rexhepi kishte pohuar se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka thënë se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjellura.

“Deklaratën e kam pa, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dh.unë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dh.unë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dh.unë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, ishte shprehur Rexhepi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit