13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ismaili: Nisma-AKR-PD ka gjasë të mos e kalojë pragun

Rekomandime

Përderisa ende është duke vazhduar rinumërimi i më shumë se gjysmës së vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk dihet nëse përfundimisht koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun, për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.Lidhur me këtë çështje, Valmir Ismaili nga Organizata Demokraci Plus (D+), në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se insistimi i këtij koalicioni për të qenë pjesë e Kuvendit është legjitim, përderisa bëhet në kuadër të procedurave që janë paraparë me Ligjin për Zgjedhjet.“Çështja e Nismës, e këtij koalicioni nuk është përfundimtare sepse janë vetëm disa dhjetëra vota dhe akoma nuk janë numëruar edhe me qindra kuti. Kështu që nëse do të ketë ndonjë dallim nga numërimi paraprak, atëherë ky koalicion mund të mbetet prapë jashtë Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Ismaili në këtë intervistë ka folur edhe për ankesat e adresuara në PZAP, nga ana e koalicionit Nisma-AKR-PD.“Normalisht, qëllimi i secilit subjekt politik që garon në zgjedhje është që t’i fitojë ato ose në raste të tilla që të ketë disa deputetë ose ta kalojë pragun. Konsideroj që ankesat e Nismës sa i përket parregullsive në formularin për bartje të rezultateve kanë qenë ankesa me vend dhe është dashur që KQZ-ja që shumë më herët të marr një vendim për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve”, theksoi ai.Njohësi i këtyre proceseve ka shtuar se duhet bindur vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me ankesat.“Sa i përket ankesave tjera për votat që kanë ardhur nga Serbia ose nga Diaspora, përkundër disa prej neve që kemi pasur mendime të ndryshme ose që PZAP dhe Gjykata Supreme në të kaluarën kanë marr vendime të ndryshme, tashmë kemi vendime edhe nga PZAP edhe nga Gjykata Supreme që në fund të fundit janë ato vendimet e Gjykatës Supreme që të ketë rinumërim dhe përjashtim të votave nga Serbia dhe ne duhet t’i bindemi vendimeve të tyre”, ka thënë Ismaili në intervistën për KALLXO.com.

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Demokraci Plus (D+), Valmir Ismaili në një intervistë për KALLXO.com, ka folur për zvarritjen e procesit drejt certifikimit të zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor 2019, si dhe për çështje të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit