7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vetë e kishin zgjedhur, por pas reagimit të Kosnett Kadri Veseli bëhet “amerikan” dhe del kundër Naser Shalës

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se dorëheqja e amerikanëve dhe britanikëve nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës për shkak të Naser Shalës është një lajm i keq dhe se për këtë duhet të alarmohemi të gjithë. E në fakt, Naser Shala, ishte i zgjedhuri i deputetëve të koalicionit PAN për këtë pozitë.

- Advertisement -

Ai i kishte marrë 50 vota të koalicionit PAN, ndërsa kundërkandidatja e tij, Florije Kika kishte marrë 22 vota. Zgjedhja e Shalës në krye të AKKVP’së ishte kundërshtuar nga partitë opozitare.

Veseli ka shkruar se “Liria, pavarësia dhe proceset e shtetndërtimit të Kosovës janë arritur vetëm falë mbështetjes së pakursyer të aleatëve dhe, po ashtu, vetëm me ndihmën e tyre mund t’i përballim sfidat që kemi përpara”.

Ndër tjera, ai ka thënë se nepotizmi po është faktori kryesor që po i detyron të rinjtë të ikin nga vendi dhe po i cënon marrëdhëniet me aleatët më të ngushtë.

- Advertisement -

“Nepotizmi jo vetëm që po e dëmton shtetin tonë dhe po i detyron të rinjtë të ikin nga vendi, por edhe po i cenon rëndë marrëdhëniet jetësore me aleatët tanë më të ngushtë. Kjo ngjarje është dëshmi e qartë se lufta ndaj nepotizmit dhe korrupsionit është një domosdoshmëri” shkroi ai, duke shtuar se ka “nisur këtë luftë me një vendosmëri të madhe dhe do t’i shkoj deri në fund. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ne duhet të luftojmë pakompromis korrupsionin.” /GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit