3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ekipi serb tallet me tërmetin në Shqipëri: Nuk u surprizuam…

Rekomandime

Në një kohë që Shqipëria përjetoi një situatë vërtet shumë të vështirë pas atij tërmeti 6.4 ballësh të shkallës rihter që goditi vendin dhe u ndje në një pjesë të madhe të rajonit, nuk ka munguar as humori i zi që vjen nga Serbia.

Klubi serb Javora ka bërë një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, ku shkruajnë: “Nuk u surprizuam nga tërmeti, me ne vazhdimisht ka lëkundje”.

- Advertisement -

Skuadra serbe është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit të Serbisë, ku pas 5 ndeshjeve pa humbje, janë mposhtur me rezultatin e thellë nga Partizani i Beogradit me shifrat 6-2.

Duke parë këtë luhatje të madhe në formën e tyre, klubi ka vendosur të bëjë humor dhe të përdorë tërmetin e rënë në Shqipëri për t’ia arritur këtij qëllimi. Por gjithashtu edhe duke e lidhur rezultatin ndaj Partizanit të Beogradit me magnitudën e tërmetit në Durrës.

- Advertisement -

Mes komenteve në “Twitter” ka edhe nga ata që shprehen se personi që ka bërë këtë status duhet të jetë kafshë, pasi në Shqipëri ka persona që kanë humbur jetën, por pavarësisht statuseve kritikë klubi ende nuk e ka fshirë statusin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit