Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të drejtojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës në një koalicion me LDK’në, ka thënë se terminalet doganore të privatizuara do të kalojnë në pronësi të shtetit më shpejtë se që kanë kaluar numra e Z-Mobile në pronësi të VALA-s.
Këtë reagim kreu i VV’së e ka bërë në profilin e tij në ‘faceook’, teksa ka kujtuar betejën e gjatë të Valës me kompaninë Z-mobile që është në pronësi të Devollëve.
“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.