9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Kurti paralajmëron Devollët: Terminalet e privatizuara do t’i kalojnë shtetit më shpejtë se numrat e Z-Mobile

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të drejtojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës në një koalicion me LDK’në, ka thënë se terminalet doganore të privatizuara do të kalojnë në pronësi të shtetit më shpejtë se që kanë kaluar numra e Z-Mobile në pronësi të VALA-s.

- Advertisement -

Këtë reagim kreu i VV’së e ka bërë në profilin e tij në ‘faceook’, teksa ka kujtuar betejën e gjatë të Valës me kompaninë Z-mobile që është në pronësi të Devollëve.

“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit