2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Albin Kurti tregon si e pa Shqipërinë, katër ditë pas tërmetit

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti katër ditë pas tërmetit i cili ka goditur Shqipërinë, ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për shkak të kësaj katastrofe natyrore nuk kemi mundur të festojmë përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e as 75-vjetorin e çlirimit të Republikës nga nazi-fashizmi.

“Shqipëria që vizituam në mëngjesin e sotmë, edhe pse nuk e fshihte trishtimin e lotët, nuk ishte e gjunjëzuar.

- Advertisement -

Populli i Shqipërisë e ai i Kosovës, si dhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës e diasporës të gjithë janë bërë bashkë për t’ua lehtësuar dhimbjen familjarëve të atyre që fatkeqësisht kanë humbur jetën prej tërmetit, por edhe atyre qindra personave të lënduar e të traumatizuar, e shumë të tjerëve që janë dëmtuar ekonomikisht, një pjesë e mirë duke mbetur edhe të pastrehë”, thuhet në postimin e Kurtit.

Ai ka bërë të ditur që së bashku me Enver Dugollin, Salih Zybën dhe Arbër Zaimin ka viziutar gjatë ditës së sotme Durrësin e Thumanën, vendet ku janë humbur më shumë jetë e rrënuar më shumë banesa.Ai po ashtu ka përgëzuar angazhimin e përbashkët të ushtrive të të dy vendeve.“Në shkollën “Leonik Tomeu” në Durrës vizituam njërin nga vendet ku magazinohen ndihmat e dhuruara nga qytetarë të Shqipërisë e të Kosovës, e në stadiumin “Niko Dovana” u takuam me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ndër ta edhe kolonelin nga Shqipëria Arben Toska dhe koordinatorin e FSK për veprimet në Shqipëri, Nysret Buzhala e komandantin e njësitit të kërkim/shpëtimit, Kreshnik Limoni. Është për t’u përgëzuar angazhimi i tyre i përbashkët, dhe harmonia organizative e disiplina me të cilën ushtria i qaset këtyre rasteve emergjente. Forcimi i ushtrive të Shqipërisë e Kosovës do të duhet të ishte prioritet për qeveritë tona, sepse kjo do të ndihmonte përballimin e situatave të tilla, të cilat fatkeqësisht vijnë edhe papritur”, ka shkruar Kurti.Ai tutje ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka biseduar me familjarë të viktimave, me banorë të qytezës, me vullnetarë të cilët punonin në kampin e tendave, por edhe me politikanë që kishin shkuar për vizitë aty.

“I ngushëlluam banorët, dhe u përpoqëm të mësojmë se si mund t’i ndihmojmë sa më mirë e t’u gjendemi pranë në këtë kohë të vështirë. Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri e kishin vizituar Thumanën këto ditë, dhe kishin bërë një vlerësim të nevojave e të gjendjes, gjë që do të na ndihmojë në përgatitjen e ndihmave tona. Në Thumanë takuam edhe zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçen, dhe ministrin e rendit, Sandër Lleshajn, bashkë me deputetet Lindita Nikolla dhe Eglantina Gjermeni. U shprehëm atyre ngushëllimet tona, dhe gatishmërinë e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të ndihmuar me çdo mundësi që kemi”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit