0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Detaje nga takimi VV-LDK: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

Rekomandime

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Drejtuesi Ermal Panduri ka lexuar një mesazh, i cili sipas tij vjen nga njerëz brenda takimit, e që zbardh detaje nga negociatat mes LVV dhe LDK.“Isa Mustafa i ka thënë Albin Kurtit që do të bëhet kjo ndarje mes dy palëve: Njëra palë merr kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë, ndërsa pala tjetër merr presidentin, zëvendëskryeministrin kryetarin e Parlamentit dhe gjysmën tjetër të qeverisë. Cilën pjesë e dëshiron?”

Panduri ka shtuar më tej se sot me këtë veprim është vënë në lojë edhe pozita e kryeministrit.Këtë informacion e ka plotësuar Arben Ahmeti i cili ka thënë se Albin Kurti në këmbim të postit të Presidentit ka kërkuar dy ministri dhe raporti do të ishte: VV do ta merrte Kryeministrin dhe shtatë ministri, LDK do të merrte presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe tri ministri.

Ahmeti ka thënë se në pauzën 40 minutëshe e ka kërkuar Isa Mustafa për t’u konsultuar me partinë për ofertën e Kurtit, ndërsa sipas tij kur është kthyer Mustafa i ka thënë Albinit “nëse të duken shumë, na ofro kryeministrin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit