18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Arianit Ahmeti kapet mat me Adem Grabovcin që duan ta rrëzojnë nga froni Agim Ademi

Rekomandime

Gazeta Express sot ka raportuar se zëvendës sekretari i FFK-së, Arijanit Ahmeti, po përkrahet nga figura politike, për ta marrë drejtimin e FFK-së, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt e jo në vitin 2022 siç pretendon kryetari aktual Agim Ademi.

Për këtë punë, Arijanit Ahmeti kishte thënë se Adem Grabovcin e ka bashkëfshatar dhe se nuk është duke u përkrahur nga politika.

“Adem Grabovcin e kam nga fshati im. Nuk jam me asnjë parti. Njëherë thoshin se jam i LDK-së, pastaj i AAK-së, ndërsa tash i PDK-së. Vetëm me Listën “Srpska” nuk më kanë bërë akoma. S’kam të bëjë me politikë”, tha ai për Gazeta Express.

- Advertisement -

Në anën tjetër gazeta ka kontaktuar Adem Grabovcin i cili tha se nuk e njeh Arijanit Ahmetin.

“Nuk kam lidhje me sport. Mund të flas për skijim apo not, por as idenë nuk e kam se çka po ndodh në FFK. Nuk e di as kush është, as kush po donë me u bë, as kur ka zgjedhje dhe asgjë”, tha Grabovci i cili u pyet nga Express se a e njeh Arianit Ahmetin.

Gazeta Metro e ka publiku një foto ku hiq më larg se sot, sipas Metros Ahmeti ka qenë në një restorant që është përballë FFK-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit