Ajo duket gjithmonë e veçantë dhe me një stil për lakmi.
Rita Ora është dukur për mrekulli në British Fashion Awards 2019, ndërsa është fotogafuar me fustanin e realizuar nga 16arlington nga Londra.
“Jam e lumtur që bashkëpunova me një dizajner nga Londra ime. Shihemi vitin tjetër, British Fashion Awards 2019” ka shkruar Ora në Instagram
Rita ka qenë njëra ndër personazhet që ka ndihmuar të prekurit e tërmetit të fundit në Shqipëri, sikur edhe plot artistë të tjerë të njohur shqiptarë që kanë mundur të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së jashtëzakonshme.