Autoritet hungareze kanë vendosur që ta ekstradojnë për tek autoritet kosovare të drejtësisë, serbin 49 vjeçar, Ljubisa Manitasheviq, i cili dyshohet për kryerjen e kri meve të luftës në Kosovës.
Për këtë gjë vëllai i tij, Nikolla Manitaseviq, nga Hoqa e Madhe ka hyrë në ditën e dhjetë të grevës kundër këtij vendimi.
Ljubisa Manitaseviq u arrestua në vendkalimin e Horgosit në 28 shtator dhe është në paraburgim ekstradimi në Hungari.
Atij i është ngritur aktakuzë për krime lufte nga UNMIK në vitin 20015 për veprat penale “Tentim Vra sje” dhe “Kri me Lufte”.
Sipas gazetës serbe “Danas”, vëllai i tij ka përcjellë fjalët e Manitaseviqit, i cili kishte thënë se ai iu drejtua të gjitha institucioneve shtetërore serbe, por që askush nuk u informua për ato që kishin bërë në rastin e vëllait të tij.
Ai thuhet se kërkoi takim me ministrin serb të Drejtësisë, Nela Kuburoviq.
Po ashtu Nikolla Manitaseviqit i është bllokuar edhe llogaria në Facebook për shkak të postimeve të tij në lidhje me arrestimin e vëllait dhe hyrje në grevë duke e cilësuar si të papërshtatshme për fëmijët.