11.2 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kur do ta marrin shumën tjetër prej 170 euro punëtorët e sektorit privat, tregon Ministria e Financave

Rekomandime

Deri më sot nga Pakoja Emergjente, respektivisht pagesa prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.Kështu ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi për media nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini.

- Advertisement -

Ai ka thënë se aktualisht janë duke punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre do të vazhdohet me pagesën prej 170 euro për muajin e dytë.

“Aktualisht është duke u punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre, do të vazhdohet me pagesat për muajin e dytë”, ka thënë Shahini.

Shahini ka thënë se nuk kanë nevojë më bizneset që të aplikojnë për këtë pako për pagesën për muajin e dytë.“Jo nuk ka nevojë që të aplikojnë për muajin e dytë”, është shprehur Shahini.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për masën 1.3 që synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetëpunësuarit, që janë në vështirësi financiare, si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë Covid-19.

“Përmes kësaj mase, ndërmarrjeve u mundësohet mbulimi i një pjese të kostos së fuqisë punëtore (jo e gjithë kostoja) dhe një pjese të kostos së qerasë.

- Advertisement -

Kjo masë assesi nuk nënkupton zëvendësim të obligimit privat për shlyerje të këtyre detyrimeve me atë publik në përgjithësi, por aplikohet vetëm për ndërmarrje në vështirësi”, ka thënë Shahini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit