8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një javë nga koalicioni me Listën Serbe, LDK nuk publikon përmbajtjen e marrëveshjes

Rekomandime

Marrëveshjet e koalicionit që nënshkroi Lidhja Demokratike e Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate janë bërë publike qysh atë ditë kur edhe janë nënshkruar, ndërsa përkundër deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe marrëveshja e nënshkruar me Listën Serbe do të publikohet, kjo marrëveshje ende nuk është bërë publike.

Kandidati për kryeministër të qeverisë së re nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti të mërkurën e 29 prillit bëri të ditur se ka përfunduar tashmë marrëveshja për koalicion edhe me Listën Serbe.

- Advertisement -

Vetëm dy ditë më vonë, të premten më 1 maj, gjatë konferencës për medie, lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se gjatë asaj dite do ta publikonin marrëveshjen me Listën Serbe, e megjithëse po bëhet një javë, ajo marrëveshje nuk u publikua.

Që të mos ketë asgjë të panjohur për marrëveshjen ne do ta publikojmë marrëveshjen, mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe, kështu që marrëveshja do të jetë e njohur për krejt opinionin.

Asgjë nuk ka në atë marrëveshje që nuk ka edhe në tjerat marrëveshje me subjektet e tjera dhe asnjë detyrim nuk është marrë specifik ndaj Listës Serbe, ose për listën serbe”, pati deklaruar Mustafa, javën e kaluar.

- Advertisement -

Telegrafi ka kontaktuar me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka kërkuar këtë dokument, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkaq, për këtë marrëveshje nuk dihet detaje edhe pse gjatë konferencave për medie është deklaruar se Lista Serbe do të ketë po aq pjesëmarrje në qeverinë e re, sa ka edhe në Qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Kështu tha Hoti gjatë javës se kaluar kur u pyet për këtë temë.

“Po ka përfunduar me Listën Serbe dhe ata do të kenë pjesëmarrje njësoj siç kanë pasur edhe në Qeverinë tash që është në detyrë”, tha Hoti.

Ndërsa, të njëjtën gjë e përsëriti gjatë një konference edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

“Në parim kur kemi diskutua me ta ne ju japim përgjegjësi kushtetuese dhe pak a shumë sa kanë pasur në Qeverisë Kurti”, tha Abrashi.

Ndërkaq, për marrëveshjen e LDK-së me AAK-në ishin bërë të ditura detajet menjëherë pas nënshkrimit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti njoftoi se partia e tij do t’i udhëheqë katër ministri në Qeverinë e ardhshme.

“Kemi zëvendëskryeministër Besnik Tahirin, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selim, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçi, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika”, tha ai.

Pothuajse e njëjta situatë ishte edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes me Nismën Socialdemokrate.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që pritet t’i drejtojë Nisma Socialdemokrate nëse votohet qeveria e re.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të jetë zëvendëskryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit