4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Profesori i njohur ka një kërkesë urgjente për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Rekomandime

“Lirisht tash mundë të themi se ky shërbim është katastrofal, njëherë, derisa nuk ndodhin ndryshimet, reformimi, dekriminalizimi dhe “dezinfektimi” as që e meriton të merret kush me të në mënyrë serioze. Është vetë Hashimi Thaçi ai që e ka dëmtuar këtë shërbim, e ka injoruar për nga pesha dhe rëndësia që ka sepse nëpër strukturat e ndryshme, në diplomaci, ka emëruar përkthyesit e tij, edhe pse e ka ditur fare mirë që prej tyre s’ka gjë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesori i së drejtës dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, thotë se LVV-në dhe LDK-në në rast se arrijnë të bëjnë koalicion, e presin detyra serioze për ta reformuar tërësisht politikën e jashtme dhe për të ndërtuar një rrjet diplomatik tepër profesional.

Sipas Burjanit, duhet dekriminalizuar dhe pastruar atë tërësisht nga strukturat e ekzistuese në instaluara për plotë 12 vite, me një qasje të gabuar, klienteliste e militantiste për interesa partiake e grupore.

“Mendoj që në radhë të parë duhet të bëhet një ristrukturim i gjerë i resorit që merret me koordinimin e politikës së jashtme. Kosovës i duhet një shërbim tërësisht i pa varur diplomatik, me njerëz të përgatitur për diplomaci, njerëz të edukuar dhe përgatitur enkas për këtë fushë, e jo me familjar e partiak, sepse tash për tash ky shërbim është përplot me njerëz për interesa puro politike. Është një gardë e tërë e ambasadorëve jo kompetent sepse me këtë shërbim kanë zgjidhur probleme sociale të njerëzve”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -
Blerim Burjani

Sipas Bujanit, nëse nuk pastrohet totalisht përbërja e tashme e rrjetit diplomatik të Kosovës, as që mundë të flitet për reformim dhe ndryshim në këtë fushë nga qeveria në ardhje, por vetëm vazhdim i praktikës së njëjtë të nepotizmit dhe klientelizmit.

“Konsideroj se përfundimisht duhet larguar të gjithë ata që nuk e meritojnë dhe nuk janë të përgatitur për këtë fushë, plotësisht dhe reformuar këtë shërbim, duhet liruar nga detyra të gjithë ata që shkuan nëpër pozita dhe përgjegjësi me rëndësi në politiken e jashtme, vetëm pse ishin përkthyes, matematikan, inxhinier, agronom e madje edhe ndërtimtar.

- Advertisement -

Gjithçka është mbledhur në këtë shërbim, prandaj duhet bërë një plan të rimëkëmbjes së këtij shërbimi. Në këtë shërbim duhet të punësohen profesionistët që duan dhe kanë vizion për të punuar në interes të shtetit dhe të atillë që i zënë ato pozita, presin pagat e majme në fund të muajit dhe gjatë tërë kohës bëjnë gjumë të pa trazuar nëpër ambasada.

Të tillët vetëm e shpenzojnë kohën dhe merren me disa shëtitje nëpër vendet ku i qojnë nikoqirët e tyre”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, i gjithë degradimi që i është shkaktuar politikës së jashtme, është meritë e qeverisjes së Hashim Thaçit, prandaj kërkohet pastrimi me një fshesë të madhe që të largohen servilët dhe të zgjidhen profesionistët.

“Lirisht tash mundë të themi se ky shërbim është katastrofal, njëherë, derisa nuk ndodhin ndryshimet, reformimi, dekriminalizimi dhe “dezinfektimi” as që e meriton të merret kush me të në mënyrë serioze.

Është vetë Hashimi Thaçi ai që e ka dëmtuar këtë shërbim, e ka injoruar për nga pesha dhe rëndësia që ka sepse nëpër strukturat e ndryshme, në diplomaci, ka emëruar përkthyesit e tij, edhe pse e ka ditur fare mirë që prej tyre s’ka gjë. I ka lënë vazhdimisht të merren me veten e tyre, as që është marr pastaj me ta, pasi i ka emëruar, derisa ata janë dërguar vetëm për të informuar dhe për të dërguar porosi postare e jo për të kryer ndonjë punë të dobishme për shtetin. Prandaj hapat e parë që duhet të ndërmerr Qeveria e re në ardhje janë për rimëkëmbjen, profesionalizimin dhe dekriminalizimin e plotë të këtij shërbimi, dhe në tërësi të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit