7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lutfi Haziri shprehet i bindur se Vjosa Osmani do të kthehet në LDK

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po shprehet i bindur se Vjosa Osmani do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Kjo për shkak se, siç thotë ai në një intervistë për Gazeta Blic, Osmani të vetmen shtëpi politike e ka LDK-në.

Haziri tha se është duke u konsultuar me kolegët e tij nga partia dhe se këto ditë pritet ta marrë vendimin përfundimtar, se a do t’i hyjë garës për kreun e LDK-së.

Në këtë intervistë Haziri foli edhe për sfidat që e pret kryetarin e ri të LDK-së, kushdo qoftë ai.

- Advertisement -

Tha se duhet unifikim më i madh se asnjëherë më parë, për të dalur mirë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit