2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vetëm 11 sekonda pasi filloi ndeshja, shikoni “KO-në” më të shpejtë në historinë e boksit (Video)

Rekomandime

Para rreth dy vjetëve, Zolani Tete e theu rekordin për nokautin më të shpejtë në një meç për titull botëror në histori të boksit, kur e mposhti Siboniso Gonyan, vetëm 11 sekonda pasi filloi meçi.

Thonë se shpejtësia vret dhe Zolani Tete e dëshmtoi këtë më 18 nëntor të vitit 2017, kur ia vrau shpresat për titullin botëror Siboniso Gonyas, me një goditje të shpejtë në Belfast,

Kampioni i WBO-së për peshat 51 deri në 54 kilogramë kishte qenë duke e mbrojtur titullin e tij dhe iu nevojitën vetëm shtatë sekonda për ta shtrirë kundërshtarin e tij në dysheme me një goditje, duke e detyruar gjyqtarin ta ngre flamurin pas vetëm 11 sekondave.

- Advertisement -

Gonya e kishte ngritur veten në pozitën për të luftuar për titullin e kampionit pasi i kishte fituar pesë meçe radhazi. Ai do të kishte mundur ta shmangte meçin me Teten edhe për një kohë, por dëshironte të shpallej kampion sa më shpejt.

Megjithatë, për fatin e keq të afrikanit, ai nuk ishte përballur me asnjë boksier të madh e të njohur deri në meçin kundër Tetes dhe kjo u dëshmua më 18 nëntor të vitit 2017, kur s’arriti të mbijetojë as 20 sekonda.

Ky meç e theu rekordin paraprak për nokautin më të shpejtë në histori të boksit, që ishte vendosur më 7 gusht të vitit 1993, kur Gerald McClellan e mposhti Jay Bell brenda 20 sekondave të parë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit